Enca paralajmëron një surprizë për fansat e saj që ndodhen në Dubai

Këngëtarja Enca Haxhia ka kohë që viziton Dubain

ShowBiz

25/05/2022 18:12

Ndërsa, shpesh herë ajo nga atje ndan imazhe të ndryshme me publikun, shkruan lajmi.net.

E së fundmi përmes një InstaStory, Enca ka paralajmëruar një surprizë për të gjithë fansat e saj që ndodhen atje.

“Herën tjetër kur të shkoj në Dubai do të organizoj një takim me të gjithë fansat. Kush do të vijë”?, ishte mbishkrimi i saj.

Kujtojmë se ka kohë që Enca nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, ndërsa i fundit titullohet “Suavel”. /Lajmi.net/