​Vreshtat dhe rrushi i Rahovecit në pullën e re postare

Në Shtëpinë e Verës në Rahovec u bë sot promovimi i pullës së re postare të Postës së Kosovës me simbolin e vreshtave dhe rrushit, për të cilat janë të njohura këto anë të Kosovës.

Lajme

21/09/2015 21:28

Në prezantimin e pullës së re të pranishëm ishin kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës Sejdi Hoxha dhe,zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Vezir Januzi.

Kryeshefi i Postës Hoxha tha se sot u promovua një nga pullat postare shumë të rëndësishme të galerisë së Postes së Kosovës.

Zëvendësministri Januzi tha se vreshtat janë pa dyshim nga pamjet me të mira që ka Kosova ,janë mundësia potenciale për ecjen e vendit drejt zhvillimit të punës.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Vehapi, u shpreh se është pa dyshim një ditë e veçantë për vreshtarinë e Kosovës, por në veçanti për vreshtarinë e Rahovecit, për faktin se posta e Kosovës me lansimin e kësaj pulle postare po e vlerëson punën, traditën dhe kulturën e rrushit, por njëkohësisht është edhe një kontribut i cili do ta promovojë këtë kul turë jo vetëm brenda shtetit të Kosovës por edhe jashtë shtetit/KP