​Vdes kryetari i Degës së Alternativës në Gjakovë

Ka vdekur kryetari i Degës së Alternativës në Gjakovë, Gurakuq Dobruna –Kuqi.

Lajme

13/08/2020 23:55

Këtë lajm e ka bërë të ditur Dega e Alternativës në Gjakovë, teksa ka vlerësuar kontributin e të ndjerit.

Ky është njoftimi:

Të dashur miq,

Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sonte ka ndrruar jetë kryetari i Degës së Alternativës në Gjakovë, Gurakuq Dobruna – Kuqi
Kuqi ishte vizionar, krijues, ideator, guximtar dhe largëpamës.
Virtytet e tij nuk do i mungojnë vetëm familjes dhe bashkëpuntorëve, por veprat e Kuqit do i mungojnë gjithë qytetarëve të Komunës së Gjakovës dhe më gjërë.