​Uashingtoni: Regjimi i Asadit ka kryer sulme të reja kimike në Idlib

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se regjimi sirian i Bashar Al Asadit ka kryer sulme të reja kimike në veriperëndim të Sirisë.

Bota

22/05/2019 23:54

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Morgan Ortagus, një deklaratë me shkrim tha se “SHBA po ndjek nga afër operacionet e regjimit në veriperëndim të Sirisë, duke përfshirë edhe shenjat se regjimi ka përdorur armë të reja kimike”.

“Për fat të keq, vazhdojmë të shohim shenja se regjimi i Asadit mund të rifillojë përdorimin e armëve kimike, duke përfshirë edhe një sulm me gaz të klorit në veriperëndim të Sirisë më 19 maj 2019. Ne vazhdojmë të mbledhim informacione në lidhje me këtë ngjarje, por nëse regjimi i Asadit përdor armë kimike, ne përsërisim paralajmërimin tonë se SHBA dhe aleatët e saj do të përgjigjen shpejt dhe në mënyrë të përshtatshme”, tha Ortagus./ATSH/