​Trump paralajmëron Iranin mbi pasurimin e uraniumit

Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi sot Iranin kundër pasurimit të uraniumit, duke qëndruar njëkohësisht evaziv mbi çështjen shumë delikate të një heqje të sanksioneve për t’i hapur rrugën një takimi me Hassan Rohani.

Bota

11/09/2019 22:06

“Ne nuk mund të lejojmë Iranin të ketë armë bërthamore. Kjo do të ishte shumë e rrezikshme që ata të bënin pasurim”, deklaroi ai që prej Zyrës Ovale.

I pyetur mbi një heqje të mundshme të pjesshme të sanksioneve, kreu i Shtëpisë së Bardhë u përgjigj në mënyrë evazive duke u shprehur “do të shohim”