​Thaçi te familjet e Ymer dhe Skënder Alushanit: Lavdi e përjetshme gjakut të të rënëve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka vazhduar vizitat e tij në familjet e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

05/07/2020 17:20

Ai gjatë ditës së sotme ka qëndruar për vizitë në Komoran, te familjet e Ymer dhe Skënder Alushanit.

Postimi i plotë:

Në Komoran, me familjet e Ymer dhe Skënder Alushanit. Familja Alushani dha kontribut të shquar për çlirimin e atdheut. Kosova kudo ka heronjtë e lirisë dhe pavarësisë. Lavdi e përjetshme gjakut të të rënëve! HTH /Lajmi.net/