​Tenton të arratiset nga karantina, lëndohet një femër

Një femër ka tentuar të arratisej nga konviktet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila po shfrytëzohet si karantinë.

Lajme

05/04/2020 11:03

Sipas Policisë, e njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se kishte temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Infektives në Prishtinë.

E dyshuara femër K kishte tentuar të arratisej nga konvikti. E njëjta ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas kontrollit mjekësor ka rezultuar se kishte temperaturë dhe me autoambulancë është dërguar në Spitalin e Infektives në Prishtinë”. /Lajmi.net/