​Të paktën 10 të vrarë në shpërthimet në Bejrut

Të paktën dhjetë njerëz u vranë në një shpërthim shumë të fuqishëm sot në portin e Bejrutit, thanë burimet e sigurisë dhe mjekës libaneze.

Bota

04/08/2020 19:42

Një shpërthim i fuqishëm tronditi tërë qytetin, duke shkaktuar panik në kryeqytetin libanez.

Sipas regjistrimeve në rrjetet sociale, së pari është parë një tymi në port dhe më pas qyteti u trondit nga një shpërthim jashtëzakonisht i fuqishëm.

Sipas informacionit të parë të mediave lokale, të transmetuara nga agjencia France Presse, shpërthimi është rezultat i një incidenti në portin e Bejrutit.

Rrethanat dhe detajet e shpërthimit nuk dihen ende. Shpërthimi dihet se ka ndodhur në portin ku ndodhen depot e eksplozivit, njoftoi agjencia shtetërore libaneze NNA.

Një burim tjetër tha që kishte depozita kimike në depo.

“Ndërtesat po dridhen”, ka dërguar një ‘cicërimë’ në Twitter një banor, duke shtuar se të gjithë xhamat në dritaret e banesës së tij “shpërthyen”.

“Pashë një zjarr dhe tym përmbi Bejrut. Njerëzit po bërtisnin dhe vraponin të gjakosur. Ballkonet u shembën nga ndërtesat. Panelet e dritareve në ndërtesat e larta plasariteshin dhe binin nëpër rrugë”, tha një dëshmitar okular.

Autoritetet shëndetësore libaneze thanë për Reuters se kishte “një numër shumë të madh” të plagosurish.