​Spaho: Bindja Demokratike patericë e Edi Ramës

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho ka folur për procesin zgjedhor të parashikuar më 30 qershor, duke theksuar se “Zgjedhje të tilla nuk janë bërë as në monizëm”.

Lajme

24/05/2019 18:41

Duke iu referuar Bindjes Demokratike, Edmond Spaho tha se “në 35 njësi bashkiake konkurrohet me një kandidat. Në të tjerat konkurrohet me kandidatët e patericës së Edi Ramës, që e krijoi vetë”.

Më tej ai sulmoi edhe KQZ, që sipas tij po funksionon në shkelje të ligjit duke regjistruar Bindjen Demokratike, si edhe duke mos i dhënë opozitës të drejtën për komisionerë në zgjedhje.

“KQZ-ja funksionin në kundërshtim me ligjin, kanë kapur mazhorancën në kundërshtim me ligjin, regjistrojnë jashtë afateve dhe pa mbështetjen as me firma dhe as me deputetë. Në mënyrë të jashtëligjshme i heqin opozitës komisionerët”, tha Spaho për Top Channel.