​Sokoli: Kam folur para një viti për stadiumin kombëtar, lokacioni i tij nuk duhet të ndërrohet

Ditëve të fundit është bërë bujë e madhe sa i përket lokacionit të ndërtimit të stadiumit nacional të kombëtares së Kosovës, pasi zyrtari i lartë i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ekziston një marrëveshje brenda partisë që stadiumi të zhvendoset nga qyteti i Drenasit në afërsi të Prishtinës, Bërrnicë.

Sport

22/11/2019 16:33

Sa i përket kësaj çështje për KosovaPress ka folur edhe trajneri i mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli.

Sokoli tha se para një viti e ka dhënë idenë e tij rreth stadiumit kombëtar. Sipas tij që nga ajo kohë Kosova është dashur ti ketë dy stadiume për ndeshje ndërkombëtare.

“Para një viti kam fol për stadiumin e ri qe do të ndërtohet. Kam than se Kosova duhet rregulluar dhe me i mirëmbajt dy stadiume për ndeshje ndërkombëtare, atë të Adem Jasharit ne Mitrovicë dhe atë “Fadil Vokri” në Prishtinë. Kostoja e ndërtimit dhe të mirëmbajtjes të stadiumit të ri është shumë e lartë prandaj me mirë te ndërtohen 7-8 stadiume me nga 5-6.000 shikues neper qendrat e Kosovës”, tha fillimisht Sokoli.Ndërkohë që sa i përket lokacionit të stadiumit, Sokoli u shpreh se nuk është e nevojshme të ndërrohet lokacioni për shkaqe politike, pasi që vendi ku është caktuar i plotëson të gjitha kriteret.

“Nëse është vendosur me u ndërtuar stadiumi i ri atëherë nuk duhet te ndërrohet lokacioni për shkaqe politike. Vendi ku është vendos i plotëson te gjitha kriteret e nevojshme për një stadium kombëtar ku do te zhvilloheshin ndeshjet ndërkombëtare”, përfundoi Sokoli.

Kujtojmë që për këtë çështje ka reaguar edhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport ditë më parë.