​Risitë madhështore që do të ndodhin në ‘Tokio 2020’

Lojërat Olimipke që do të mbahen në Japoni në kryeqytetin Tokio në vitin 2020 do të fillojnë së shpejti. Këto gara priten të jenë madhështore për shkak se Japonia ka paraparë shumë risi të cilat do t’i mahnitin të gjithë mysafirët.

Sport

16/11/2019 08:52

Shteti japonez ka filluar përgatitjet qe disa vite dhe është duke dhënë maksimumin në mënyrë që të mos ndotët ambienti dhe të përdorët më shumë energjia e ripërtrishme.

Lojërat do të kenë 100% energji të ripërtrishme, do të shfrytëzohet era dhe energjia diellore nëpër stadiume dhe fshatra. Duke e ditur që telefonat e vjetër përmbajnë sasi të vogla të arit dhe të argjendit, do të rikthehen në medalje.

Sipas disa raportimeve më shumë se 90 mijë telefona të vjetër janë dhuruar dhe priten të krijohen më shumë se pesë mijë medalje fal tyre. Veturat për të ftuarit do të jenë pa shofer, një gjë e tillë është e mundur sepse pasagjerët do t’i përdorën telefonat për t’i hapur dyert e makinave dhe do të paguajnë tarifat e tyre.

Tjetër risi me rëndësi të madhe do të kenë edhe robotët të cilët janë të programuar t’iu ndihmojnë mysafirëve duke luajtur rolin e përkthyesve, gjithashtu do t’iu ndihmojnë njerëzve me probleme shëndetësore.

Dy robotë do të vendosen në hyrje të vendit ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike dhe do t’iu tregojnë njerëzve se ku do të ulen, ndërsa dy të tjerë do të transmetojnë drejtpërdrejtë për ata që e kanë të pamundur ta shikojnë ngjarjen. Pos këtyre robotët kanë të instaluara dhe kamera të montuara në ballin e tyre të cilët janë të programuar për të njohur mimikat e njerëzve dhe kur njerëzit do të kenë nevojë për ndihmë, roboti do t’iu ofrohet.

Tokio gjithashtu do të përdorë për herë të parë sistemi për njohjen e fytyrave. Ky sistem do të vlejë për 300 mijë atletë, anëtarët e sportelit dhe gazetarët.Arsyeja pse do të përdoret ky sistem është që siguria të jetë në nivel më të lartë dhe lëvizja nëpër vende të ndryshme të jetë me lehtë.  Japonia gjithashtu do të përdorë edhe borën artificiale sepse herën e kaluar vdiqën 65 persona për shkak të temperaturave të larta. Gjatë verës temperatura në Tokio arrin deri në 35 gradë celsius, ndërkohë që në çdo stadium olimpik do të jenë të vendosura pajisje të ndryshme të cilat do të shpërndajnë dëborë. Pos uljes të temperaturës do të krijojë spektakël sepse do të mbulojë fushën me një shtresë të bardhë.

Pos në qytetin e Tokios, këto gara do të zhvillohen edhe në qytetet si Saitama, Yokohama, Sendai, Ibaraki dhe Sapporo.

Stadiumet në të cilat do të zhvillohen garat janë:

Stadiumi Kombëtar (Tokyo), kapaciteti – 60 mijë,

Tokyo Stadium (Tokyo), kapaciteti – 49 mijë,

Saitama Stadium(Saitama), kapaciteti – 62 mijë,

International Stadium(Yokohama) , kapaciteti – 70 mijë,Kashima Soccer Stadium(Kashima, Ibaraki), kapaciteti – 42 mijë,

Miyagi Stadium  (Sendai), kapaciteti – 48 mijë,Sapporo Dome(Sapporo), kapaciteti – 42 mijë.

Për këto lojëra, shteti japonez ka shpenzuar më shumë se 20 milionë dollarë. Në këtë garë do të marrin pjesë 16 skuadra. Japonia do të kualifikohet si nikoqire dhe do t’i bashkohen 16 kombëtare nga e gjithë bota.

Për Kosovën këto gara do të jenë Lojërat e dyta Olimpike sepse në “Rio 2016”, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e artë.Kujtojmë që këto gara fillojnë me 24 korrik dhe do të përfundojnë me 9 gusht 2020.