​PSG vihet në kërkim të dy mbrojtësve të ri

PSG është duke shfaqur interesim për mbrojtësin e Juventusit, Mattia De Sciglio dhe atë të Tottenham-it, Layvin Kurzawa.

Sport

03/11/2019 20:02

Kampionët e Francës humbën ndeshjen e fundit në kampionatin francez, gjë që ka bërë që trajneri Thomas Tuchel të jetë i pakënaqur.

Tekniku gjerman ka kërkuar nga klubi të forcojë mbrojtjen gjatë afatit dimëror, në mënyrë që të jenë kandidatë për Ligën e Kampionëve.

Dy lojtarët kryesorë për gjigantin francez janë Kurzawa dhe De Sciglio, të cilët janë të pakënaqur nga klubet e tyre.

Transferimi i tyre pritet të ndodhë në afatin e janarit. /Lajmi.net/