​Prishtina me teknologji të avancuar për llogaritjen e pronës

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, përmes profilit të tij në facebook, ka bërë të ditur se Komuna e tij, prej kësaj jave, do të nisë zbatimin e një teknologjie të re të matjes, që do të ndihmojë për zgjidhjen shumë më të shpejtë të ankesave të qytetarëve.

Lajme

03/06/2015 16:48

“Prej kësaj jave Komuna e Prishtinës bëhet komuna e vetme në Kosovë që do të aplikojë teknologjinë më të avancuar në llogaritjen e pronës dhe sipërfaqes së reklamave.

Kjo teknologji do të pamundësojë keqpërdorimet në vlerësimin e pronave (për tatim në pronë) dhe reklamave. Tani jemi pajisur me 10 pajisje Spike që punojnë me tablete dhe telefona.

2 mijë ankesa në vjet nga qytetarët do të zgjidhen shumë shpejtë me këto pajisje dhe do të shtojnë të hyrat në komunë”, ka shkruar Ahmeti në facebook, ku ka publikuar edhe fotografitë e pajisjes së re. /