​Policia për dy ditë konfiskon disa armë në Pejë

Policia e Pejës bën të ditur se për dy ditë janë konfiskuar disa armë në rajonin e Pejës.

Lajme

13/01/2016 16:11

Njësitet policore në nivelin rajonal të DRP Pejë, gjatë periudhës kohore nga data 11.01.2016, e gjere me date 13.01.2016, nga ana e zyrtarëve policor gjatë aktiviteteve policore , janë konfiskuar armë dhe municione të mbajtura në pronësi të dyshuarve.

Ndaj të dyshuarve pas përfundimit të hetimeve nga Njësiti i hetimeve janë iniciuar raste ‘ Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve’ , konform Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Armët dhe municionet e konfiskuara:

Më 11 janar një pushkë automatike;

Më 12 janar, pistoletë TT;

Më 12 janar, pistoletë me gas F-92 dhe municion i konfiskuar i kalibrave te ndryshëm, 62 copë.

Armët pa leje në duart e qytetarëve, ende mbesin burim i rrezikut serioz për vetë qytetarët. Policia e Kosovës ka plane të veçanta për konfiskimin e armëve ilegale dhe parandalimin e të shtënave me armë zjarri.