​Pingpong, Kosova rrëmben edhe një medalje në Maltë

Kanë përfunduar garat individuale të pingpongut në turneun ndërkombëtar në Maltë që rezultoi edhe me një medalje për Kosovën.

Sport

16/09/2019 22:55

Ishte Kreshnik Mahmuti që fitoi medaljen e bronztë në kategorinë e juniorëve, pasi në luftën për vendin e tretë ishte më i mirë se kundërshtari i tij nga Uellsit me rezultat 3:0.

Mahmuti doli i pari në grupin B pas 3 fitore ndal lojtarëve të Irlandës 3:1, Norvegjisë 3:1, dhe Ishujve Faroe 3:0, pastaj shënoi fitores ndaj lojtarit të Qipros 3:2 në të tetën e finales, pësoi humbje në gjysmëfinale ndaj lojtarit të Libanit 1:3.

Kreshniku në këtë turne kishte paraqitje të shkëlqyer, fillimisht së bashku me Fatih Karabaxhakun zunë vendin e dytë në garat ekipore për juniorë, e pastaj edhe vendin e tretë në individuale.

Edhe paraqitja e lojtarëve tjerë ishte shumë e mirë. I pa fat ishte Fatih Karabaxhaku që pasi doli i pari në grupin A, ai shënoi 3 fitore ndaj lojtarit të Libanit 3:1, Norvegjisë 3:1 dhe Ishujve Farove 3:0, në të tetën e finales u befasua nga lojtari i Uellsit i cili edhe u shpall kampion i juniorëve 0:3, ndërsa për pozitën e 5-të shënoi dy fitore 3:0 ndaj lojtarit të Libanit, si dhe 3:0 ndaj lojtarit të Irlandës.

Te kadetët Sylejman Çerkini zyri vendin e 7-të, ndërsa Blendi Hajdari vendin e 9-të. Te junioret Alma Mehmeti zuri vendin e 10-të, Bleona Mehmeti vendin e 13, ndërsa te kadetet Shega Hashani ishte e 11-ta dhe Jerina Rexhepi e 12-ta. /Lajmi.net/