​Një mjek dhe dy infermierë të Spitalit të Gjakovës të infektuar me COVID

Një mjek dhe dy infermierë të Spitalit Rajonal “Isa Grezda” në Gjakovë janë aktualisht të infektuar me COVID-19. Nga i njëjti institucion, nga virusi SARS-COV-2 janë prekur edhe dy të tjerë nga stafi administrativ.

Lajme

25/02/2021 08:06

Në raportin e publikuar nga ky spital flitet edhe për numrin e pacientëve që po marrin shërbime si të dyshuar ose të konfirmuar me COVID pozitiv.

“68 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid, 45 pacientë janë të konfirmuar Covid-19 pozitiv, 17 pacientë të konfirmuar negativ, 6 pacientë të pakonfirmuar, 32 pacientë me oksigjeno terapi, 1 pacientë në CPAP maske, 2 pacientë në respirator”, thuhet në raport.

Spitali i Gjakovës apelon të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes, të respektojnë të gjitha masat sepse spitali po mbushet.