​Nga sot në Shqipëri vendosja e maskave është e detyrueshme në çdo ambient

Që nga sot në Shqipëri mbajtja e maskës në ambientet jashtë shtëpisë do të jetë e detyrueshme për gjithsecilin.

Lajme

15/10/2020 07:55

Kështu ka bërë të ditur drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico derisa ka thënë se kjo ka për qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme të COVID-19.

Po ashtu Fico ka theksuar se vendosja e maskës është masë plotësuese dhe jo zëvendësuese i masave parandaluese duke shtuar se ajo duhet të zbatohet bashkë me distancën fizike.

Ndërkohë drejtoresha e Instituti të Shëndetit Publik në Shqipëri edhe nëjherit ka bërë të ditur mënyrën korrekte e përdorimit të maskës.

“Duke filluar nga dita e nesër datë 15 tetor mbajtja e barrierave mbrojtëse maskave do të jetë e detyrueshme për tu mbajtur kudo në ambientet jashtë shtëpisë me qëllim zvogëlimin e përhapjes së mundshme COVID-19…përdorimi i maskave duhet të konsiderohet vetëm si një masë plotësuese dhe jo si zëvendësim i masave parandaluese dhe ajo duhet të zbatohet së bashku me distancën fizike 1.5 deri në 2 metra dhe pastrimi i duarve. Përdorimi korrekt i maskës kërkon që maska e fytyrës duhet të mbuloj plotësisht, hundën, gojën dhe mjekrën është e rëndësishme të pastrohen duart me sapun dhe ujë ose edhe me dezinfektues duarsh në bazë alkooli para se të vendoset apo të hiqet maska”, ka thënë Fico në fjalimin e saj.

Në vendim bëhet e ditur edhe se atyre që për shkak të moshës, shëndetit ose për arsye të paaftësisë nuk bartin maskë do t’iu kërkohet dokumentacioni shëndetësor i cili verifikon një gjë të tillë.

Ndërsa, për çdonjërin që nuk respekton masat e vendosura do të pasoj gjoba do të pasojnë gjoba.

Moszbatimi i kësaj mase do të ketë gjoba me 3 mijë lekë për shkelësit për therë të parë dhe 5 mijë lekë për shkelje të përsëritur.