​Nesër nis dezinfektimi i rrugëve dhe hapësirave publike në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër fillojmë me aksionin e dezinfektimit të rrugëve dhe hapësirave publike, për herë të dytë në Prishtinë.

Lajme

07/04/2020 20:17

Sipas komunës, aksioni do realizohet në dy mënyra, duke bërë larjen e thellë të rrugëve me cisterna, si herën e parë, ku do të fillojë me rrugët parësore dhe vazhdojmë me kategoritë tjera.

“Duke bërë dezinfektimin e hapësirave publike dhe mobilerisë urbane (ulëseve, shportave, shtyllave etj.) përmes pompave të krahut. Ky dezinfektim është pjesë e masave mbrojtëse të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së #covid19. Kurse, qytetarët i lusim që t’i shmangin maksimalisht daljet”, thuhet në njoftim.