​Nesër mbërrin një kontingjent ndihma nga Turqia në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, ka njoftuar se nesër do të mbërrijë një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

Lajme

07/04/2020 19:00

Ceremonia mbahet të mërkurën, me datë 8 prill 2020, në ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Ky është njoftimi i plotë i MSH:

Të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” do të mbërrijë një kontingjent i masave mbrojtëse dhe pajisjeve mjekësore, donacion i Republikës së Turqisë, për institucionet e Kosovës për menaxhimin e situatës epidemiologjike me Covid-19.

Me rastin e arritjes së këtij donacioni, në ceremoninë e pranim-dorëzimit do marrin pjesë Ambasadori i Republikës së Turqisë në Kosovë, z. Çağrı Sakar, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia dhe z. Ardian Ari faj, këshilltar politik i Presidentit të Republikës së Kosovës,

Ceremonia mbahet të mërkurën, me datë 8 prill 2020, në ora 15:45 në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. /Lajmi.net/