​MPB-ja dhe AKI-ja nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi kanë nënshkruar një Memorandum të Bashkëpunimit.

Lajme

14/07/2020 19:33

Ky Memorandum është bazuar në fushë-veprimtarinë kushtetuese dhe ligjore të këtyre dy institucioneve të rëndësishme të sigurisë të Republikës së Kosovës dhe përbën avancim të bashkëpunimit ekzistues ndër-institucional.

Bashkëpunimi i përcaktuar me këtë Memorandum përfshinë lehtësimin e ushtrimit të veprimtarisë dhe detyrave të këtyre dy institucioneve me qëllim të rritjes së mbështetjes së ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët në shërbim të sigurisë kombëtare.