​Mogherini: Shpresoj për një shef të përkushtuar të BE-së për diplomaci

Përfaqësuesja e Lartë për Punë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha sot se shpreson që postin e shefit të diplomacisë të BE-së do ta trashëgojë dikush që është i përkushtuar dhe i cili do të jetë në gjendje të konsolidojnë punën e arritur gjatë mandatit të saj.

Bota

20/06/2019 20:02

“Shpresoj se do të jetë dikush i përkushtuar, i cili vjen nga sfera e politikës së jashtme, por edhe siguria dhe mbrojtja, në mënyrë që puna e bërë për katër vjet e gjysmë të konsolidohet, veçanërisht në fushat e mbrojtjes, sigurisë dhe strategjisë globale të BE-së”, tha Mogherini.

Pas arritjes në samitin e BE-së për të diskutuar emërimin e liderëve të ri të institucioneve të BE-së, Mogherini tha se përkundër tranzicionit aktual të brendshëm, BE-ja mbetet e fokusuar në rolin e saj global dhe dërgon një mesazh të qartë për miqtë e saj në botë se është gjithmonë një partner i besueshëm.

Së shpejti në vendin e Frederica Mogherinit pritet të vendoset një tjetër diplomat evropian i cili do të ushtroj detyrën e deritanishme të saj.

Mogherini ka qenë ndërmjetësuese edhe në negociatat e Kosovës dhe Serbisë prej ku e ka humbur besimin.