​Ministrja Bajrami vizitoi SOS Fshatin e Fëmijëve me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve

Me rastin e 1 Qershorit- Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministrja në detyrë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, ka vizituar SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë.

Lajme

01/06/2020 18:30

Gjatë takimit me drejtoreshën e SOS Fshatrave të Fëmijëve në Kosovë, Nezahat Ramadani Salihu, ministrja Bajrami ka përcjellë urimet e saj për të gjithë fëmijët e Kosovës, ndërsa ka falënderuar drejtoreshën dhe menaxhmentin për punën e madhe që po bëjnë për fëmijët që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje.

Drejtoresha Salihu e ka informuar ministren Bajrami për punën që bëhet në SOS Fshatrat e Fëmijëve dhe projektet e shumta nga të cilat përfitojnë fëmijët banues, por edhe ata që përkrahen përmes projekteve të fuqizimit të familjes.

Në takim u bisedua edhe për anën financiare dhe nevojën për mbështetje më të madhe institucionale për SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, si dhe për arsimimin e fëmijëve banues në SOS Fshatra.