​Me aksion simbolik kërkohet përmbysja e roleve gjinore

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka organizuar një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës, ku në shenjë proteste për mosndarjen e punëve të shtëpisë në mes gruas dhe burrit, është përmbysur një tavolinë me pjata.

Lajme

08/03/2021 11:12

Aksioni i tyre protestues kishte për qëllim të vë në pah kohën, përkushtimin dhe mundin që shpenzojnë̈ gratë në mirëmbajtjen e shtëpisë̈ dhe kujdesin ndaj të tjerëve, si dhe të kundërshtojë̈ këtë formë të ndarjes së punëve brenda shtëpisë̈.

Leonita Mulliqi, përfaqësuese e QIKA-së, tha se punët e shtëpisë i kanë mbetur gruas si obligim i natyrshëm për shkak të ndarjeve tradicionale të roleve.

“Gatimi, hekurosja, furnizimi e pastrimi, e plotë punë të tjera të ngjashme marrin shumicën e kohës së grave gjatë ditës. Duke qenë të varura ekonomikisht nga burrat e familjes, gratë detyrohen që të shërbejnë ushqim dhe të lajnë enët dhe rrobat për të, krejt kjo punë e madhe që bëjnë gratë shihet si obligim i natyrshëm i tyre për shkak të ndarjeve tradicionale të roleve gjinore”, tha ajo.

Përfaqësuesja e QIKA-së përmendi edhe rastet me ndarje të pasurisë, ku sipas saj, kjo po u mohet grave edhe tek familja e saj edhe nga personi që martohen.

“Punët e shtëpisë janë nënçmuar historikisht dhe në fakt vazhdojnë të mos njihen as si punë. Në këtë mënyrë, gratë lëre më që shfrytëzohen, por as nuk po ju vlerësohet angazhimi. Në rastet e ndarjes së pasurisë, si të baba, ashtu edhe te burri, gratë konsiderohen si të huaja. Atyre nuk iu takon prona, sepse nuk iu njihet puna” , tha ajo

Pas përmbysjes së tavolinës të vendosur prej tyre, Mulliqi tha se të përmbysen edhe rolet gjinore njësoj sikur kjo tavolinë sot.