​Mbi 28 mijë e 800 raste aktive me COVID-19

Vazhdon të jetë i lartë numri i rasteve aktive me COVID-19. Aktualisht në vend janë 28 mijë e 823 raste aktive me koronavirus.

Lajme

08/02/2022 08:04

Numri më i lartë i rasteve është në komunën e Prishtinës, me 5 mijë e 549 raste aktive me COVID-19, e pasuar me Pejën me 1 mijë e 968 raste , Gjilani 1 mijë e 578, Prizren, 1 mijë e 394, Ferizaj 1 mijë e 368, Lipjani me 1 mijë e 185, Fushë Kosovë 1 mijë e 128, Gjakova me 1 mijë e 88, Mitrovica 944 raste aktive dhe qindra raste aktive në komuna të tjera.

Sipas raportit të fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), 8 qytetarë kanë humbur jetën si shkak i infektimit me COVID-19 dhe 754 qytetarë të tjerë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.793.236 doza të vaksinës.

Deri më sot 808.328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 88.988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 3.879 testime, 754 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.900 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 191.408.

Në total numri i rasteve aktive është 23.823./Lajmi.net/