​Limaj përkujton dëshmorët e brigadës “Agim Ramadani”

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj ka përkujtuar sot dëshmorët e Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të rënë në një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Betejën e Koshares.

Lajme

09/04/2020 12:25

Ai ka thënë se Beteja e Koshares kulmoi me thyerjen e kufirit, i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve.

“Kjo betejë i hapi rrugë furnizimit më të lehtë me armatim UÇK-së. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Koshares dhe gjithë dëshmorëve të Kombit”, shkruan Limaj në Facebook. /Lajmi.net/