​Konfiskohen qindra doza kanabis e kokainë, dy të arrestuar në Tiranë

Policia në Shqipëri ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke arrestuar në flagrancë dy shtetas, K. M., 29 vjeç dhe M. Sh., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Lajme

13/04/2021 10:08

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 650 doza me lëndë narkotike kanabis, doza me lëndë narkotike kokainë, 5 doreza grushti dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.