​Katër viktima dhe 85 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar 85 raste të reja nga 1188 teste të bëra, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik.

Lajme

09/08/2020 17:46

Më shumë raste ka në Shkup-32, Kumanovë 9, Shtip 9, Kërçovë 7, Gostivar 7, Kavadar 6, etj.

Katër persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit, një 72-vjeçar dhe një 84-vjeçar nga Shkupi, një 62-vjeçar nga Gostivari dhe një 66-vjeçar nga Shtipi, teksa 45 pacientë janë shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, në Maqedoninë Veriore janë diagnostikuar 11.839 persona, prej tyre 7.664 janë shëruar, 527 pacientë kanë humbur jetën dhe 3648 raste janë ende aktive./AlsatM/