​Italia konfirmon rritje të numrit të vdekjeve dhe infeksioneve të reja nga koronavirusi

Në Itali, 603 njerëz vdiqën nga koronavirus në 24 orët e fundit, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Bota

19/01/2021 18:18

Kjo është një rritje e konsiderueshme krahasuar me një ditë më parë, kur vdiqën 377 persona, raporton Reuters.

Një total prej 83,157 njerëz vdiqën nga koronavirus në Itali. Në 24 orët e fundit, 10.497 njerëz ishin infektuar me COVID-19, deklaroi ministria.

Kjo është një rritje në krahasim me një ditë më parë kur numri i të infektuarve rishtas ishte 8.824.

Numri i përgjithshëm i njerëzve të infektuar me virusin korona në Itali është 2.4 milionë, teksa ai i pacientëve në spitale ka rënë krahasuar me një ditë më parë nga 185 pacientë dhe arrin në 22.699.

176 pacientë u pranuan në njësitë e kujdesit intensiv. Numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv aktualisht është 2.487.