​Haki Abazi reagon keq pas kandidaturës së Haradinajt për president

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi nuk e ka pritur aspak mirë paralajmërimin e Ramush Haradinajt për të kandiduar për postin e presidentit të vendit.

Lajme

12/08/2020 21:16

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se shpallja e kandidaturës për president nga kryetari i një partie (AAK) me më pak se 8% votues në zgjedhje, ndodh ‘në mënyrë jo kushtetuese dhe kriminale me votën e një të dënuari me aktakuzë të konfirmuar dhe një votë po ashtu të sforcuar në mënyrë jo kushtetuese dhe me rol joligjor nga presidenti i tanishëm dhe pretenduesi për president’.

“Ky degradim bashkë me heshtjen morbide të atyre që nuk ndaleshin duke gumëzhitur sikur një model par-excellence e yellow press, e si të çoroditur lemerisnin edhe në deklarimet e rrejshme të njerëzve më të korruptuar të sistemit PAN, është duke i kushtuar Kosovës dhe qytetarëve të saj jashtëzakonisht shumë”, ka shkruar Abazi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Joe Biden përzgjedhë Kamila Harris si kandidate për zëvendës-presidente për zgjedhjet demokratike të nëntorit në SHBA.

Në Kosovë shpallet kandidatura për president me më pak se 8% votues në disa zgjedhje dhe atë për të zëvendësuar një President poashtu të zgjedhur me një inxhinering djallëzor e antidemokratik e besa edhe i korruptuar, gënjeshtar e i rrethuar me milionerët e privatizimit dhe kapësit e buxhetit të shtetit. E gjithë kjo ndodhë kur në pushtet në mënyrë jokushtetuese dhe kriminale me votën e një të dënuari me aktakuzë të konfirmuar dhe një votë poashtu të sforcuar në mënyrë jokushtetuese dhe me rol joligjor nga presidenti i tanishëm dhe pretenduesi për president.

Ky degradim bashkë me heshtjen morbide të atyre që nuk ndaleshin duke gumëzhitur sikur një model par-excellence e yellow press, e si të qoroditur lemeritnin edhe në deklarimet e rrejshme të njerezëve më të korruptuar të sistemit PAN, është duke i kushtuar Kosovës dhe qytetarëve të saj jashtëzakonisht shumë.

Askush, ama askush nuk e merrë seriozisht një qeveri Koti e aq më pak një grumbull hipokritësh e të pa zotë. Askush ama askush nuk do që të ndihmojë një pakt politiko- kriminal sepse tani të gjithë e kanë të qartë që janë bërë bashkë për të përmbysur demokracinë, vullnetin qytetar dhe mbi të gjitha janë bërë aradha e frikacakëve që e kanë ankth ditën e zgjedhjeve që po vjen. “Trimat” që nuk kanë guxim të dalin para qytetarëve, “trimat” që luftojnë një grua. “Trimat” që kanë lidhur paktin e heshtur kundër Kosovës krah për krah me Listën Serbe.