​Gjendet një trup i pajetë në Liqenin e Shkodrës

Policia në Shqipëri njofton se është gjendur një trup i pajetë në liqenin e Shkodrës.

Lajme

27/05/2020 09:21

Sipas të dhënave të para bëhet me dije se personi i cili ka humbur jetën është një 65-vjeçar, i cili kishte pasion peshkimin.

Kanë qenë familjarët ata të cilët kanë njoftuar policinë, pasi ai nuk është kthyer në shtëpi pasi kishte dalë të peshkonte.

Trupi i pajetë i peshkatarit u gjet gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. /TCH/