​Flaka kaplon orën dhe shtyllën elektrike në Vushtrri

Në mbrëmjen e sotme zjarri ka përfshi orë elektrike dhe një shtyllë në Vushtrri.

Lajme

21/02/2020 19:57

Qytetarët bëjnë të ditur për KosovaPress, se policia dhe zjarrfikësit janë njoftuar dhe zjarrfikësve u është dashur 55 minuta që të arrijnë në vendin e ngjarjes.

Zjarri ka ndodhur në rrugën “Blerim Saraqi” në Vushtrri.