​Deri më tani 12 qytetarë nga Malisheva kanë humbur betejën me Covid-19

Bazuar në të dhënat e dërguara në komunikimin zyrtar të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës me Komunën e Malishevës, sot një person është shëruar tërësisht, ndërsa janë regjistruar edhe tri raste të reja me COVID-19.

Bota

12/08/2020 18:27

Numri i të shëruarave, shkon në 108, ndërsa i rasteve aktive në 44.

Rastet e regjistruara sot, vijnë nga këto vendbanime: 1 Malishevë, 1 Kijevë dhe 1 Damanek.

Gjendja aktuale me COVID-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, të prekur me COVID-19 janë regjistruar 164 persona, 108 prej tyre janë shëruar, kanë vdekur 12, ndërsa raste aktive mbesin 44.