​Borisov: Zaev të mos dorëhiqet, asgjë nuk ka përfunduar

Kryeministri bullgar Bojko Borisov, e këshillon kryeministrin maqedonas, Zoran Zaev, të mos japë dorëheqjen, nëse vendit të tij nuk i hapen negociatat, pasi ka ende shumë punë për t’u bërë, ndërsa anulimi prej disa muajsh nuk përbën pafundësi për këtë proces.

Lajme

18/10/2019 19:37

“Unë kam biseduar me Zaevin dhe këshilla ime deri te ai ka qenë të mos e japë dorëheqjen, pasi ka kryer shumë punë dhe ka ende shumë që duhet bërë. Asgjë nuk ka përfunduar, por është anuluar. Është anuluar gjatë kryesimit të Kroacisë. Fakti që nuk jemi marrë vesh të ketë konkluzione të shkruara nga takimi, tregon se shumica dërrmuese e shteteve të BE-së janë për hapje të negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, ka deklaruar sot Borisov para vazhdimit të takimit të liderëve të BE-së në Bruksel.

I pyetur për kundërshtimin e Francës lidhur me zgjerimin, ai tha se nuk mund të flasë në emër të shteteve tjera, por siç ka shtuar, mund të thotë se asnjë shtet nuk ka thënë “jo”./ATSH/