​Bilanci i COVID-19 në Kosovë, 247 raste aktive

Numri në total i rasteve me COVID-19 në vendin tonë ka shkuar në 1.038, ndërsa prej tyre si raste aktive janë vetëm 247 persona, ndërsa 791 të tjera tashmë vlerësohen si të shëruar.

Lajme

26/05/2020 07:45

Sipas të dhënave të fundit, nga rastet aktive, vetëm tetë prej tyre janë në Klinikën Infektive.

Pasditen e djeshme ka ndërruar jetë pacienti numër 30 i prekur me COVID-19, por që të gjithë të tjerët, sipas raporteve mjekësore, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

Sa i përket testimeve, nga data 8 shkurt deri më 25 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 13.505 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

IKSHPK thotë në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Instituti apelon qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e shpallura të parandalimit të përhapjes së virusit korona. /Lajmi.net/