​Bebe Rexha merr ofertën për bashkëpunim nga idhulli i saj

Bebe e ka dhënë lajmin e madh.

ShowBiz

14/10/2019 11:50

Këngëtarja Bebe Rexha ka pranuar ofert për bashkëpunim nga një prej idhujve të saj, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për këngëtaren e famshme Dolly Parton e cila i ka dërguar një video Bebes dhe e ka emocionuar shumë.

“Përshëndetje. Jam një fanse e jotja. Dhe shpresoj që një ditë të bëjmë bashkëpunim. Dikush më tha që edhe ti e do këtë gjë. Kjo më bën të lumtur”, i ka thënë ajo Bebes ndërsa këngëtarja shqiptare lajmin e gëzueshëm e ka ndarë me ndjekësit në Instagram.

“Po vdes. Ajo është një nga idhujt e mi. Shikojeni atë. Ajo është qëllimi im. Ndoshta një bashkëpunim?”, tha Bebe.

E nëse ky projekt do të realizohet sigurisht se do të jetë i suksesshëm dhe një ndër hitet që Bebe Rexha i ka sjell ndonjëherë./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/B3iR-YVl50H/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=dlfix