​82 raste të reja në Serbi me koronavirus, 741 të infektuar

Një total prej 741 persona me COVID 19 u regjistruan në Serbi deri sot në ora 15.00.

Lajme

29/03/2020 15:39

Sot janë regjistruar 82 raste të reja të infeksionit të virusit korona, duke rritur bilancin në gjithsej 741 persona, dhe tre kanë vdekur ose gjithsej 13 viktima, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e Serbisë.

Në respiratorë janë vendosur 55 qytetarë. Që nga raporti i fundit, janë testuar mostrat e 376 personave nga të cilat 82 ishin pozitivë dhe 294 negativë, transmeton KosovaPress.