Të Infektuar: 18.345

Të Shëruar: 15.198

Të Vdekur: 669

​Zemaj në Shtëpinë e të Moshuarve: Do t’i kushtojmë kujdes të gjitha moshave

14:33 | 29 Shtator 2020

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, të martën me rastin e Ditës Botërore të Zemrës, i shoqëruar me disa mjekë të fushës përkatëse mjekësore, kanë vizituar Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë. Ku në shenjë simbolike të kësaj dite kanë realizuar kontrolle për këta të fundit.

I pari i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Ministria që ai udhëheq i kushton kujdes të gjitha moshave. Derisa ka theksuar se në kuadër të angazhimeve të tyre, po mundohen të avancojnë edhe në eliminimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

“Sot është Dita botërore e Zemrës bashkërisht edhe me drejtorin e ShSKUK-së, erdhëm që ta vizitojmë Shtëpinë e të Moshuarve, faktikisht kemi edhe dy mjek të çmuar të cilët punojnë në QKUK. Në simbolik të kësaj dite t’i bëjmë disa kontrolle të të moshuarve këtu, ata të cilët kanë nevojë por edhe ata të cilët kërkojnë këtë tretman. Qëllimi i kësaj vizite është të tregojmë kujdes për të gjitha moshat në Republikën e Kosovës, në kuadër të angazhimeve tona jemi që të avancojmë edhe në eliminimin e sëmundjeve kardiovaskulare”, ka thënë Zemaj.

Kurse, Drejtoresha e Shtëpisë së të Moshuarve, Raze Aliçkaj, ka thënë se aktualisht në këtë institucion dy të moshuar janë të prekur me covid-19, gjendja e të cilëve është stabile.

“Gjendja momentale në institucionin tonë është shumë e mirë, fal angazhimit të komplet stafit të institucionit dhe gjithashtu mbështetjes që e kemi pasur nga institucionet relevante. Për momentin i kemi dy rezidentë me covid-19, besoj që edhe ata e kanë kaluar por ende nuk janë ri testuar. Përndryshe të tjerët janë në gjendje të mirë”, ka thënë ajo.