Zemaj tha se Austria është shtet mik i Kosovës që në çdo kohë dhe sfidë është gjendur pranë, sikurse edhe tash në kohë të pandemisë, me ndihmë e përkrahje të pa rezervë.
Ai falënderoi diplomatin austriak për përkrahjen dhe partneritetin e ofruar, duke ritheksuar se mirëpret bashkëpunimin dhe partneritetin e mëtejmë të Austrisë.
“Kosova dhe populli i saj janë të bekuar me gatishmërinë që kanë popujt dhe shtetet mike për të na ndihmuar në këtë kohë të vështirë”, tha Zemaj.