​Zaev: Zgjedhje të lira për dalje nga kriza

18:26 | 25 Maj 2016

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, deklaroi të Marrëveshja e Përzhinës u varros përfundimisht me vendimin e fundit të Gruevskit dhe Ahmetit për kthimin e përbërjes së mëhershme të qeverisë, duke i lënë jashtë ministrat e LSDM-së.

Sipas tij, mënyra e vetme për dalje nga kriza do të jetë përmes zgjedhjeve të besueshme dhe legjitime, ndërsa gjithçka tjetër ai thotë se është skenar i padëshiruar që mund t’i ndodh Maqedonisë, raporton AM, transmeton KosovaPress.

Zgjedhjet në Maqedoni ishte e paraparë të mbaheshin me 5 qershor, por partitë politike nuk i kishin dorëzuar listat e kandidatëve.