Vota e 61 për Qeverinë Hoti, Shpend Ahmeti i reagon Hashim Thaçit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku u zgjodh qeveria e re e vendit.

Lajme
Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti ka thënë se askund nuk ka parë që Presidenti “unifikues” me shku me bind deputetë me votu për një qeveri.
Postimi i plotë:
Shumica parlamentare mund të krijojë qeveri në çdo Republikë Parlamentare. Sistemet zgjedhore ndryshojnë prej vendit në vend, por shumica në Kuvend vendos.
Por askund nuk kam pa që Presidenti “unifikues” me shku me bind deputetë me votu për një qeveri. E posaçërisht #vota61 /Lajmi.net/