​UNICEF: Si të mbroni veten dhe fëmijët tuaj nga koronavirusi “i ri”?

Zyra e UNICEF-it në Kosovë, ka dhënë disa këshilla për prindërit përkitazi me hapat që duhet ndjekur për mbrojtjen nga koronavirusi.

Lajme

02/03/2020 11:39

Çfarë është koronavirusi “i ri”?

Koronavirus i ri (CoV) është një lloj i ri i koronavirusit.

Sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi i ri i identifikuar për herë të parë në Ëuhan, Kinë, është emëruar me emrin sëmundja e koronavirusit 2019 (COVID-19) – ‘CO’ nënkupton koronën, ‘VI’ qëndron për virusin, dhe ‘D’ për sëmundjen. Më herët, kjo sëmundje ishte referuar si Koronavirusi i ri 2019 ’ose‘ 2019-nCoV. ’

Virusi COVID-19 është një virus i ri i lidhur me të njëjtën familje të viruseve si Sindromi i Rëndë Akut i Traktit Respirator (SARS) dhe disa lloje të ftohjes së zakonshme.

Si përhapet virusi COVID-19?

Virusi transmetohet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me materiet e lëngshme të frymëmarrje s të një personi të infektuar (që gjenerohen përmes kollitjes dhe teshtitjes), dhe prekjes së sipërfaqeve të kontaminuara me virusin. Virusi COVID-19 mund të mbijetojë në sipërfaqe për disa orë, mirëpo dezinfektuesit e thjeshtë mund ta vrasin virusin.

Cilat janë simptomat e koronavirusit?

Simptomat mund të përfshijnë ethe, kollë dhe gulçim. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni ose vështirësi në frymëmarrje. Në raste të rralla, sëmundja mund të jetë fatale.

Këto simptoma janë të ngjashme me gripin ose ftohjet e zakonshme të cilat janë shumë më të rëndomta se COVID-19. Kjo është arsyeja pse kërkohet të bëhet testimi për të konfirmuar nëse dikush ka COVID-19. Është e rëndësishme të mbani në mend që masat kryesore të parandalimit janë të njëjta – larja e shpeshtë e duarve dhe higjiena e traktit respirator (gjatë kollitjes ose teshtitjes mbuloni gojën me pjesën e lakuar të bë rryllit ose me faculetë, pastaj hidheni faculetën në një shportë të mbyllur). Gjithashtu, ekziston një vaksinë për gripin – prandaj mos harroni të kujdeseni për vaksinimin tuaj dhe të fëmijës suaj.

Si mund ta shmang rrezikun e infektimit?

Në vijim janë dhënë katër masa paraprake që ju dhe familja juaj mund t’i ndërmerrni për ta shmangur infektimin:

1. Lani duart shpesh duke përdorur sapun dhe ujë ose pastroni me faculeta duarsh që përmbajnë alkool.

2. Mbuloni gojën dhe hundën me pjesën e lakuar të bërrylit ose me faculetë kur kolliteni ose teshtitni, dhe hidhni faculetat në një shportë të mbyllur.

3. Shmangni kontaktin e ngushtë me këdo që ka simptoma të ngjashme me ftohjen ose gripin

4. Kërkoni kujdes mjekësor menjëherë nëse ju ose fëmija juaj ka ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje

A duhet të përdor maskë mjekësore?

Përdorimi i një maske mjekësore këshillohet nëse ke ni simptoma në traktin respirator ose të frymëmarrjes (kollitje ose teshtitje) për t’i mbrojtur të tjerët. Nëse nuk keni simptoma, atëherë nuk ka nevojë të përdorni maskë.

Nëse mbahen maskat, ato duhet të përdoren dhe të asgjësohen siç duhet për ta siguruar efektivitetin e tyre dhe për ta shmangur mundësinë e rrezikut të shtuar për transmetimin e virusit.

Vetëm përdorimi i maskës nuk është i mjaftueshëm për ta ndaluar infektimin dhe duhet të kombinohet me larje të shpeshtë të duarve, mbulimin në rast të teshtitjes dhe kollitjes, dhe shmangien e kontaktit të ngushtë me këdo që ka simptoma të ngjashme me ato të ftohjes ose të gripit (kollitje, teshtitje, ethe).

A ndikon COVID-19 tek fëmijët?

Ky virus është i ri dhe nuk dihet mjaftueshëm për atë se si ndikon tek fëmijët ose gratë shtatzëna. Ajo që dihet është që njerëzit e çfarëdo moshe është e mundur të infektohen nga virusi, por deri më tani ka pasur relativisht pak raste të COVID-19 të raportuara në mesin e fëmijëve. Virusi është fatal në raste të rralla, deri më tani kryesisht në mesin e të moshuarve me gjendje ekzistuese mjekësore.

Çfarë duhet të bëj nëse fëmija im ka simptoma të COVID-19?

Kërkoni kujdes mjekësor, por mbani në mend se është sezoni i gripit në hemisferën veriore, dhe simptomat e COVID-19 si kolla ose ethet mund të jenë të ngjashme me ato të gripit, ose ftohjes së zakonshme – të cilat janë shumë më të shpeshta.

Vazhdoni të ndiqni praktika të mira të higjienës së traktit respirator dhe duarve, si larja e rregullt e duarve, dhe kujdesuni për vaksinimin – në mënyrë që fëmija juaj të mbrohet nga viruset e tjera dhe bakteret që shkaktojnë sëmundje.

Ashtu si me infeksionet e tjera të traktit respirator si gripi, kërkoni kujdes mjekësor menjëherë nëse ju ose fëmija juaj keni simptoma dhe përpiquni që t’i shmangeni dal jes në vende publike (vendit të punës, shkollave, transportit publik) për ta parandaluar përhapjen tek të tjerët.

Çfarë duhet të bëj nëse një anëtar i familjes shfaq simptoma?

Ju duhet të kërkoni kujdes mjekësor menjëherë nëse ju ose fëmija juaj ka ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje. Kujdesuni që ta telefononi paraprakisht mjekun tuaj për ta njoftuar atë nëse keni udhëtuar në një zonë ku janë raportuar raste me COVID-19, ose nëse keni qenë në kontakt të ngushtë me dikë që ka udhëtuar nga njëra prej këtyre zonave dhe ka simptoma të traktit respirator.

A duhet ta ndal fëmijën nga shkolla?

Nëse fëmija juaj ka simptoma, kërkoni kujdes mjekësor dhe ndiqni udhëzimet nga mjeku. Përndryshe, si me infeksionet e tjera të traktit respirator si gripi, mbajeni fëmijën tuaj që të pushojë mirë në shtëpi gjatë kohës kur ka simptoma, dhe shmangni daljen në vende publike për ta parandaluar përhapjen tek të tjerët.

Nëse fëmija juaj nuk shfaq simptoma të tilla si ethe ose kollë – dhe nëse nuk është lëshuar ndonjë vërejtje zyrtare për shëndetin publik ose ndonjë paralajmërim tjetër ose këshillë zyrtare që përfshin edhe shkollën e fëmijës tuaj – atëherë është më mirë t’i dërgoni fëmijët në shkollë.

Në vend se t’i mbani fëmijët në shtëpi, mësojuni atyre praktika të mira të higjienës së duarve dhe të traktit respirator të cilat mund t’i praktikojnë në shkollë dhe në vende të tjera, si pastrimi i shpeshtë i duarve (shih më poshtë), mbulimi i gojës gjatë kollitjes apo teshtimës duke e lakuar bërrylin apo me faculetë, pastaj duke e hedhur atë faculetë në një shportë të mbyllur, mosprekja e syve, gojës apo hundës nëse nuk i kanë pastruar mirë duart.

Cila është mënyra më e mirë për t’i pastruar duart siç duhet?

Hapi 1: Lagni duart me ujë që rrjedhë

Hapi 2: Vendosni sas i të mjaftueshme të sapunit aq sa për t’i mbuluar të dyja duart

Hapi 3: Fërkoni tërë sipërfaqen e duarve – duke përfshirë pjesën e pasme të duarve, pjesët në mes të gishtërinjve dhe nën thonj – për së paku 20 sekonda.

Hapi 4: Shpëlani duart me ujë që rrjedhë

Hapi 5: Thani duart me një leckë të pastër apo me peshqir vetëm për një përdorim

Pastroni duart shpesh, sidomos para se të hani; pasi t’i pastroni hundët, pas kollitjes apo teshtitjes; dhe pasi ta keni përdorur tualetin.

Nëse nuk keni sapun dhe ujë në dispozicion, përdorni pastrues duarsh me bazë alkooli që përmban së paku 60% alkool. Gjithmonë pastroni duart me sapun dhe ujë, nëse duart duken të papastra.