Ujësjellësi “Gjakova” vazhdon punimet në ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Ndotura
Kompania Rajonale e Ujësjellësit "Gjakova" njofton se është duke zhvilluar punime me intensitet të shtuar në realizimin e projekteve jetike për konsumatorët.
Lajme
Punime po bëhen dhe në fshatin Botushë në ndërtimin e Objektit Administrativ, i cili përfshinë 32 fshatra të Rekës së Keqe.
Projekti në Brekoc 3, në lagjen e “Jetishëve” ku mëse 70 familje po kyçen në rrjetin tonë të Ujësjellësit, është drejtë finalizimit.
Poashtu në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Jahoc , sot është intervenuar në zgjidhjen e problemit të 25 familjeve në furnizimin me ujë të pijes.
KRU “Gjakova” gjithnjë e më shumë po i afrohet realizimit të synimeve të saja, në zgjerimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë konsumatorët e saj.