Të Infektuar: 41.299

Të Shëruar: 26.453

Të Vdekur: 1.062

​Trump: Do të ndërpres fondet publike nëse nuk rihapen shkollat

12:54 | 9 Korrik 2020

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi se do të ndërpriste fondet publike për shkollat nëse ato nuk do të rihapeshin.

“Shkollat janë hapur pa problem në Gjermani, në Danimarkë, në Norvegji, në Suedi dhe në shumë vende të tjera. Demokratët mendojnë se do të ishte politikisht keq për ata nëse shkollat amerikane do të hapeshin para zgjedhjeve në nëntor, por kjo është e rëndësishme për fëmijët dhe familjet. Fondet do të ndërpriten nëse ato nuk do të hapen”, njoftoi Trump në Twitter.

“Ne dëshirojmë që shkollat të hapen në vjeshtë”, deklaroi ai në Shtëpinë e Bardhë. duke shtuar se arsimi në kompjuter nuk është aq i mirë sa arsimi në klasë.

Qeveria federale nuk kontrollon shkollat dhe universitetet që varen nga autoritetet shtetërore dhe vendore.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) më parë nënvizuan mundësinë që studentët të qëndrojnë në shtëpi si mundësia më pak e rrezikshme dhe rekomanduan masa të distancës fizike duke përfshirë edhe hapësirën e tavolinave të studentëve./atsh