Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

​Sulmojnë dhe kërcënojnë policët, pesë persona të arrestuar

15:38 | 15 Gusht 2020

Pesë persona janë arrestuar në Pejë dhe Ferizaj, pasi kanë sulmuar dhe kërcënuar zyrtaret policorë gjatë detyrës zyrtare.

Sipas Policisë, dy të dyshuar janë arrestuar në Pejë, pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Kurse, dy persona janë arrestuar në Ferizaj, pasi që të njëjti nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policore dhe më pas kanë sulmuar fizikisht zyrtarët policore.

Dy zyrtarë policorë kanë pranuar tretman mjekësor.

Po në Ferizaj, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar urdhrin e zyrtarit policor dhe më pas ka kanosur zyrtarët policorë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.