​Sulm në spital në Siri, 15 të vrarë

Të paktën 15 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga një seri e sulmeve ajrore në zonat e mbajtura nga rebelët në qytetin sirian të Aleppos.

Bota

08/06/2016 18:48

Një nga sulmet ndodhi në afërsi të spitalit Bayan, në qarkun lindor Shaar, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.

Në disa video të publikuara shihen disa viktima të cilët u nxorën nga ndërtesat, të cilat kishin mbetur tërësisht të shkatërruara pas djegies.

Akoma nuk dihet kush është përgjegjës për sulmin, por raportohet se forcat qeveritare janë duke tentuar për të rimarrë prapë kontrollin në këtë qytet.

Në një fjalim provokues të martën, presidenti sirian, Bashar al-Assad premtoi se do të rimarrë “çdo pëllëmbë” të vendit nga kundërshtarët e tij./