Të Infektuar: 4931

Të Shëruar: 2267

Të Vdekur: 102

​Suedia pranon gabimin për qasjen ndaj koronavirusit: Shumë njerëz vdiqën

20:40 | 3 Qershor 2020

Epidemiologu kryesor në Suedi, Anders Tegnel, i cili është prapa strategjisë së vendit për të mos u mbyllur për shkak të pandemisë koronavirus, pranoi se duhet të ishin vendosur më shumë kufizime në mënyrë që të parandalohej përhapja e Covid-19.

Për muaj të tërë, Tegnel mbrojti qasjen e tij si më të qëndrueshme, ndërsa kritikoi vendet e tjera për masat e tyre tepër kufizuese.

Por sot, në një intervistë për Radion suedeze, ai u pajtua që shumë njerëz në Suedi vdiqën, transmeton BBC.

“Nëse do të përballemi me të njëjtën sëmundje tani, me atë që dimë sot, mendoj se do të ishim diku midis asaj që bëri Suedia dhe asaj që bëri pjesa tjetër e botës,” tha Tegnel.

Suedia ka nivelin më të lartë të vdekjes për kokë banori nga koronavirusi në botë. Më shumë se 4.400 njerëz vdiqën, ndërsa Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda fqinje kanë më pak se 600 viktima secila.