​Shqiptarët e Qeverisë maqedonase kërkojnë zgjidhje nga ndërkombëtare për përgjimet

Zyrtarët shqiptar të qeverisë maqedonase vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje politike me ndërmjetësim ndërkombëtar të aferës së përgjimeve.

Lajme

13/03/2015 23:41

Ministri i drejtësisë, Adnan Jashari vlerëson se zgjidhja politike me ndërmjetësim ndërkombëtar është mënyra e vetme për kapërcimin e krizës politike të nxitur nga skandali i përgjimeve.

Numri ‘një’ i dikasterit të drejtësisë nuk deshi të komentojë kapacitetin institucional të organeve shtetërorë për të ofruar zgjidhje juridike, madje mediave u sugjeroi që përgjigjen kësaj pyetjeje ta marrin nga qytetarët.

Ambasadori i Austrisë, Tomas Baer nga ana tjetër përsëriti qëndrimin se BE-ja është e gatshme të ofrojë ndihmë për daljen nga kriza, por qeveria më parë duhet të një paraqes kërkesë të tillë. Baer nuk u shpreh i shqetësuar nëse ka qenë i përgjuar pasi siç tha nuk ka zhvilluar biseda që do ta turpëronin, megjithatë shprehu shqetësim të thellë rreth mungesës së kapacitetit demokratik të institucioneve.

Edhe zv/kryeministri Fatmir Besimi theksoi se nëse agjenda evropiane vazhdon të lihet pas dore për shkak të situatës aktuale, Maqedonia mund ta humb rekomandimin për fillimin e negociatave.

Së fundmi edhe OSBE-ja ka shprehur shqetësimin rreth situatës politike në vend. Përfaqësuesi i posaçëm për Evropën Juglindore Roberto Bateli, u bëri thirrje qeverisë dhe opozitës të mundësojnë që organet gjyqësore të zhvillojnë hetim të shpejtë, të plotë, të pavarur dhe transparent rreth aferës së përgjimeve.