Të Infektuar: 68.351

Të Shëruar: 59.438

Të Vdekur: 1.592

​SHBA: Flamujt do të vihen në gjysmë shtizë për shkak të vdekjes së rreth gjysmë milion njerëzve

20:58 | 22 Shkurt 2021
shba

shba

Presidenti i SHBA Joe Biden do të urdhërojë që të gjithë flamujt amerikanë të ulen në gjysmë shtizë për pesë ditë në kujtim të rreth gjysmë milion njerëz që vdiqën në vend si pasojë e pandemisë COVID, ka bërë të ditur New York MSNBC përmes një postimi në Twitter.

Para inaugurimit të Biden, Amerika pikturoi të gjitha ndërtesat e larta dhe të famshme në Shtetet e Bashkuara me të kuqe, në kujtim të 400.000 viktimave të koronavirusit në atë kohë.

SHBA po regjistron të paktën 69.900 raste të reja COVID-19 dhe të paktën 1.800 vdekje të lidhura me virusin çdo ditë, bazuar në një mesatare shtatë ditore të llogaritur nga CNBC duke përdorur të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”.