​Serbët paralajmërojnë protestë para EULEX-it në mbështejte të Oliver Ivanoviqit

Një protestë në mbështetje të liderit serb të veriut Oliver Ivanoviq do të organizohet të hënën në mesditë para ndërtesës së EULEX-it në Prishtinë.

Lajme

08/08/2015 22:24

Siç ka bërë të ditur KIM Radio protestën kundër zgjatjes e paraburgimit Oliver Ivanoviqit do ta organizojnë qytetarët, intelektualët, gazetarët, shkrimtarët si dhe familjarët e tij.

Gjykata Themelore në Mitrovicë ia ka zgjatur paraburgimin Oliver Ivanoviqit deri në tetor.

Për shkak të pakënaqësisë në lidhje me vendimin e Gjykatës Ivanoviq ka filluar një grevë urie në paraburgim.

Oliver Ivanoviq akuzohet për krime lufte ndaj civilëve shqiptarë gjatë kohës së luftës në vitin 1999 si dhe pas luftës në vitin 2000.

Ai akuzohet se ka urdhëruar dhe marrë pjesë në vrasjen e civilëve shqiptarë.