​Sami Lushtaku e Agim Bahtiri bashkë

Bashkëpunimi ndërmjet komunës së Mitrovicës dhe asaj të Skenderajt është i shkëlqyeshëm dhe ky bashkëpunim duhet të vazhdohet, madje dhe të intensifikohet në të gjitha fushat ku është e mundur, sepse një bashkëpunim i tillë padyshim është në të mirë të qytetarëve të të dyja komunave.

Lajme

13/03/2015 19:58

Kështu u tha gjatë vizitës së një delegacioni të komunës së Skenderajt, të udhëhequr nga kryetari Sami Lushtaku, dhe kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, të premten në Mitrovicë.

Ata kanë biseduar për tema me interes për qytetarët, duke përfshirë edhe aktualitetin politik, gjendja e sigurisë, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme e me interes për qytetarët e të dyja komunave.

Bahtiri ka njoftuar mysafirët edhe me përpjekjet që komuna e Mitrovicës po bënë në prurjen e investitorëve të ndryshëm dhe realizimin e projekteve që mundësojnë zhvillimin ekonomik të qytetit, zvogëlimin e papunësisë dhe të problemeve ekonomiko-sociale.

Në anën tjetër, kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, tha se ndjehet mirë që është për vizitë në komunën e Mitrovicës dhe që ka mundësi të bisedoj për këmbimin e përvojave, për zhvillimin e ekonomik të të dyja komunave dhe për të parë mundësitë konkrete për bashkëpunim në të ardhmen.

“Si shembull i bashkëpunimit të mirë u përmend edhe angazhimi i drejtuesve të të dyja komunave për realizimin e projektit për riciklimin e mbeturinave, që pritet të filloj së ndërtuari në Zonën e Lirë Ekonomike në Frashër, ku investitor është kompania amerikano-suedeze “Green 3Power”.